Qytetarët-Ramës: Je tallur me pensionistët për shpërblimet e festave, ja reagimi i Kryeministrit

Aktualitet

Qeveria ka vendosur që për festat e fundvitit, pensionistëve t’iu jepet një shpërblim prej 3 mijë lekësh. Por duket se shuma që pritet të shpërndahet është konsideruar aspak e mjaftueshme. Ndjekësit e Edi Ramës në rrjetet sociale akuzojnë Kryeministrin se po tallet me pensionistët. Por përgjigjia e Kreut të Qeverisë ndaj komentuesve është: pyesni pensionistët a e mirëpresin këtë mbështetje

REPLIKAT

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ca shpërblimi mo nga 20 apo 30 mijë lekë të qelbëta këtë e quani shpërblim ju…aaa mjerë ne thuaj po ju e keni në terezi.

Edi Rama: Mëso shqip njëherë dhe pastaj shko pyeti pensionistet a e mirëpresin këtë mbështetje apo e mendojnë si ty që mendjen e paske nxjerrë në pension krejt?????

Po shpërblim i mirë për pensionistët 20 mijë lekë e çfarë do bëjnë me aq lekë pensionistët bravo për qeverinë.

Edi Rama: Jo 20 po 30 dhe se çfarë do bëjnë me to lërua atyre se s’kanë mendjen tënde që ta ka mpirë Kristali dhe as vrasin kohën duke sharë në fejsbuk si puna jote!

Një pensionist do marrë 2 mijë lekë të vjetra kurse deputeti do marrë 100 mijë lekë, ke bërë rritje të madhe, çfarë do marrin pensionistët me atë 2 mijë lekësh, ishte gropë Shqipëria. Po ti è hudhe edhe me poshtë, bravo ????

Edi Rama: Kur ke veshe dhe nuk do të dëgjosh është hall shumë i madh që s’ta zgjidh dot askush! Jo 2 mijë lekë të vjetra po 30 mijë o Çarl që edhe emrin e ke zgjedh me e ia vu vetes pa e pas menien????

Image

ME TE LEXUARAT