Vladimir Putin udhëron tërheqjen e ushtarëve rusë nga Siria
Presidenti i Rusisë ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria. Gjatë vizitës së paparalajmëruar në Siri, Putin u takua me Presidentin sirian Basha Al Assad, ku dhe bëri të ditur vendimin e tij.
“Unë urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të tërheqin trupat ruse në bazat e tyre të përhershme. Kam marrë një vendim. Një pjesë e rëndësishme e kontigjentit të trupave ruse në Siri do të kthehet në shtëpi në Rusi”, tha Presidenti Putin, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Presidenti i Rusisë kishte paralajmëruar tërheqjen e ushtarakëve që në mars të vitit 2016.
Pas vizitës në Siri, Putin do të udhëtojë drejt Egjiptit dhe Turqisë për bisedime.tvklan