Merr flakë fabrika, punonjësi "sulet" për të marrë telefonin, plagoset rëndë

Soft

Një person është përfshirë nga flakët pasi tentoi të futej brenda fabrikës ku kishte rënë zjarr për të shpëtuar telefonin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Kinës, ndërsa nga fotot e bëra nga dëshmitarët duket personi i përfshirë nga flakët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka marrë ndihmë të menjëhershme nga disa persona, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që kishte në trup.

Punonjësi ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ai ka qenë ndër të parët që ka dalë nga fabrika kur ra alarmi për zjarr, por është kujtuar që ka harruar telefonin brenda dhe është kthyer prapë.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pas dy orësh arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu fabrikën./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT