PSG dorëzohet në “Allianz Arena”, triumfon Bayern, kualifikohet Baseli i Xhakës

Kliko per me shume info

PSG i milionave ka dalë me kokën ulur nga “Allianz Arena” teksa ka pësuar humbjen e parë në Champions League këtë sezon nga Bayern Munchen, me rezultatin 3-1.

Lewandowski dhe Tolisso shënuan në pjesën e parë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë gjermanëve. Me të filluar pjesa e dytë, Mbappe shkurtoi diferencën për francezët, por vetëm kaq.

Kliko per me shume info

Në minutën e 69 ishte sërish Tolisso që vulosi fitoren e Bayern me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, Bayern dhe PSG kalojnë në fazën e ardhshme të Champions, me francezët që renditen të parët edhe pse me pikë të barabarta me gjermanët.

Nderkohe, në një grup të vështirë me Manchester United, CSKA dhe Benfica, Baseli i Taulant Xhakës ka arritur të bëjë mrekullinë duke u kualifikuar për në fazën e ardhshme të Champions League, pasi siguroi vendin e dytë.

Skuadra zvicerane fitoi ndeshjen e fundit në transfertë 0-2 me Benfica-s dhe siguroi kualifikimin. Manchester mori vendin e parë në këtë grup teksa fitoi mbrëmjen e së martës 2-1 ndaj CSKA-së së Moskës.

Dy golat për skuadrën angleze u shënuan nga Lukaku dhe Rashford në pjesën e dytë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here