Pse mendoj se njerëzit nuk harrohen!

Kliko per me shume info

Unë mendoj se njerëzit nuk harrohen!

Nuk mund të harrosh dikë që një ditë të ka bërë të qeshësh, që të bënte të të rrihte zemra, që të bënte të qaje për orë të tëra. Njerëzit nuk harrohen!

Kliko per me shume info

Ndryshon mënyrë se si i shohim, ndryshon vendi që zënë në zemër, vendi që zënë në jetën tonë. Ka persona që kanë nxjerrë anën më të mirë timen, e paçka kësaj, sot mes nesh ekziston thjesht një “Ç’kemi?” e thjeshtë.

Ka persona që më kanë rrëmbyer zemrën dhe e kanë thyer një mijëra copëza, madje pa u menduar dy herë. Ka persona që kanë hyrë në jetën time në majë të gishtërinjve dhe po në këtë mënyrë kanë dalë.

Ka persona që kanë krijuar një lëmsh të madh, që kanë tronditur planet e mia, që më kanë bërë konfuz/e. Ka persona që pavarësisht gjithçkaje, janë ende pjesë e jetës sime.

Ka persona që kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më prej jetës sime. Ka persona që edhe pse s’kam qenë kurrë në kontakt me to, kanë qenë aty gjithmonë.

Siç ka edhe persona që ende nuk janë pjesë e jetës sime, por ndoshta pas disa vitesh do të jenë njerëzit më të rëndësishëm për mua. Ka persona që edhe pse më kanë bërë të derdh lot, ma kanë tronditur jetën, më kanë mësuar të jetoj. Më kanë mësuar të bëhem ai/ajo që jam sot.

Edhe pse sot nuk i përshëndes, edhe pse mes nesh ekziston vetëm një buzëqeshje, ato do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sonë.

Unë nuk harroj askënd!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here