Protesta e opozitës, reagon Kryeministri Rama: Shfaqja e opozitës, fatura e Shqipërisë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën që opozita e bashkuar në Shqipëri mbajti në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm me mandat të përkohshëm.

Kreu i qeverise e cilesoi ngjarjen si nje shfaqje te opozites ndersa shtoi se fatura e saj do te paguhet nga Shqiperia. “Dua tu kërkoj ndjesë shqiptarëve pa dallim, por edhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen më të fundit të përpjekjes për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e sotme e dha opozita, por faturën kësaj shfaqje e merr fatkeqësisht e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për në BE-në, dhe nuk e meriton as baltën as tymin as dëshpërimin e kësaj opozite të frikësuar nga reforma në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëra sa munda dhe sinqerisht nuk e di sa mund të bëj më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm.

As kërkesat e BE nuk mjaftuan dot për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut për këtë çështje, zgjedhje e kryeprokurores me vetëm votat tona ishte një zgjedhje plotësisht legjitime, e konfirmuar edhe nga misioni ndërkombëtar i drejtësisë i asistuar nga SHBA, por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh.

Dëshiroja një zgjedhje me mirëkuptim përmes dialogut me opozitën” , u shpreh kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT