“Prokurori të zgjidhet me vetting jo nga politikanët e korruptuar”, ja si i përgjigjet Rama-komentuesit

Kliko per me shume info

Çështja e Prokurorit të Përgjithshëm përveç se politikën ka përfshirë edhe opinionin publik.

Një komentues i ka shkruar kryeministrit se Prokurori duhet të zgjidhet me vettingun jo nga politikanët, pasi sipas tij janë të gjithë të korruptuar. Nga ana tjetër kryeministri i rekomandon të lexojë sepse e ‘ka mendjen të lehtë si pupla’.

Kliko per me shume info

REPLIKAT

Komentues: Me duket se kërkon të shpëtosh pisllëqet e Ilirit edhe Berishës!! Leji këto traplliqe. Prokurori të zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni të gjithë të korruptuar. Kush më pak edhe kush më shumë. Edhe ti po bën ca lëvizje që s’po na pëlqejnë shumë! Ki kujdes se po humb besimin!! Si prsh Ilir Floririn President, Vishon që kushedi se agjent i kujt ishte!! Me duket po riciklon pisllëqet!!

Pergjigjia e Rames: Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skënderbeut dhe pozat me kostum e me kravatë, se mendjen e paske të lehtë si pupla e gjelit i dashur Olti! Por unë nuk dyshoj që ti je patriot dhe si patriot të sugjeroj të shkosh në shkollë e nëse ke shkuar të lexosh sa më shumë që ta rëndosh peshën e mendimit dhe mos flasësh në hava duke harruar deri edhe edukatën që me siguri e ke.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here