Princesha Kate e refuzoi, por Kim tenton përsëri me Meghan Markle

Showbiz

Që Meghan Markle po merr gjithë vëmendjen e Britanisë apo edhe botës, nuk përbën më lajm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së shpejti ajo do të jetë një Princeshë, ndaj të gjithë duan të kenë një marrëdhënie miqësore me të.

Kim Kardashian, së fundmi i ka bërë Meghan dhuratë një palë vath me diamant të dizenjuar posaçërisht për të.

Kim ka bërë të njejtën gjë me Princeshën Kate, duke i dërguar një koleksion veshjesh, dizenjuar posaçërisht për të, dhuratë të cilën ajo e ktheu mbrapsht.

Nuk dihet nëse Meghan do veprojë njësojë si kunata e saj, por një gjë është e sigurt, Kim Kardashian nuk di të ndalet kur vjen puna për status shoqëror.

ME TE LEXUARAT