Policisë private të Klement Balilit i hiqet licenca, kishte kontrata me disa institucione

Aktualitet

Pas sekuestrimit të disa pronave dhe aseteve në kuadër të ligjit antimafia, tashmë kompanisë “Balili-KO” i janë hequr edhe licencat për Shërbim Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), pasi kjo kompani kishte kontrata me disa institucione të shtetit.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit i konfirmuan “tvklan” faktin e heqjes së licencës disa ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ligji “antimafia” parashikon që në rastet kur një shtetas ka një pasuri të ngritur nga burime kriminale, atëherë kjo pasuri sekuestrohet dhe pjesë e hetimeve bëhen edhe familjarët e afërt të personit.

Ndër asetet e sekuestruara janë resorti “Santa Quaranta”, apartamente të ndryshme, troje e toka bujqësore, të cilat në pronësi të vëllezërve Balili.

Kompania ‘Balili-KO’ kishte siguruar kontrata për ruajtjen dhe sigurinë fizike të disa institucioneve shtetërore në Sarandë, dhe në këtë kuadër, Policia e Shtetit në vijim të hetimit pasuror dhe ligjit antimafia i ka shfuqizuar licencat e dhëna.

Kelment Balili është nën hetim nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të Greqisë, për trafik ndërkombëtar droge dhe vepra të tjera penale që lidhet me këto trafiqe.

ME TE LEXUARAT