Polici pjesë e bandës, nis gjyqi i grupit që kultivonte drogën e Habilajve në Vlorë

Aktualitet

Gjykata për Krimet e Rënda ditën e sotme ka nisur procesin gjyqësor të dosjes “Treblova”. Pesë të pandehurit në këtë gjykim dyshohet të jenë kultivuesit e kanabisit që trafikohej në Itali nga grupi i “Habilajve”.

Të pandehurit Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Kocia, Xhoalin Baco dhe Marjus Bajrami kërkuan të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar, kërkesë që u pranua edhe nga prokurori në sallën e gjyqit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të pandehurit Reshat Radhima, i cili është në kërkim, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për një vit, për shkak të pamundësisë për njoftimin e tij.

Në lidhje me këtë dosje Prokuroria për Krimet e Rënda vijon të ketë nën hetim ish-policin Renato Avdulaj. Ai dyshohet t’u ketë dhënë garanci kultivuesve kundrejt përfitimeve financiare.

Ky grup kriminal sipas hetimeve ka pasur lidhje me grupin e Habilajve pasi në fakt, kultivonte parcelat e mbjella nga ky grup.

Personat e dërguar në gjyq me mbështetjen e policisë mbillnin e korrnin drogën me të cilën furnizohej grupi kriminal i vëllezërve Habilaj.

ME TE LEXUARAT