Plazh në mes të dhjetorit, ja si është kombinuar Loriku me të birin
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka rezervuar një palë pushime bashkë me familjen në një nga zonat tropikale, aty ku festat e fundvitit kalohen në plazh.
Nuk dihet se ku po relaksohet ish-futbollisti Cana me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël, por ajo që bie në sy në një foto të postuar nga ai vetë në rrjetet sociale është kombinimi i rrobave të banjos me vogëlushin e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Babë e bir mbajnë të njëjtën veshje, ndërsa i vogli i tij ka pozuar me një kapele dielli më tepër.
Nga ana tjetër, Cana e komenton këtë foto vetëm me frazën: Me baby bosin!