Ping-pong me dosjen e goditjes së policisë në Elbasan, krimet e rënda heqin dorë

Aktualitet

Ping-pong me dosjen e goditjes së makinës së policisë në Elbasan. I gjithe hetimi i kësaj dosje është shfrurë në lidhje me ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e nëndrejtorit të policisë së këtij qarku u godit nga një mjet i blinduar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për hetimin ndaj katër personave, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas gati tre muajsh hetime, për Enea Bekteshin, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferrin, Valmir Dedjan dhe Ledio Zabelin nuk u gjeten prova për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj punonjësit të policisë.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se sulmi ndaj policisë ishte i organizuar, nuk u gjet asnjë provë deri tani.

Në 18 Shtator, në hyrje të tregut agro-ushqimor, ku ishte vendosur një postbllok policie, një mjet i blinduar hyri me forcë brenda duke mos iu bindur urdhrit të policisë. Por reagimi i punonjësve të policisë ishte mjaft i dobët, pasi nuk bënë arrestimin në flagrancë të personave që ndodheshin në Audin e blinduar.

Një muaj pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkriu policinë e Elbasanit, duke liruar dhe shkarkuar nga detyra 10 punonjës policie. U lirua nga detyra drejtori i policisë së qarkut Arben Dashi, ndërsa zëvendësi i tij Gjergj Oshafi, makina e të cilit u godit u shkarkuar nga detyra.

ME TE LEXUARAT