Përmbytje në veri të Italisë, mbi 2 mijë të evakuuar në Parma

Bota

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje të mëdha në veri të Italisë fqinje me Shqipërinë.

Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës në disa zona pranë Parmës, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi 2 mijë banorë u evakuuan në një zonë të banuar pranë lumit Enca, pasi niveli i ujit tejkaloi barrierat.

Qindra pjesëtarë të ekipeve të emergjencës janë në terren për të ndihmuar personat në nevojë.

ME TE LEXUARAT