Pasagjeri godet dhe kafshon udhëtarët, avioni bën ulje të detyruar

Soft

Një avion u detyrua të bënte ulje emergjente, pasi një nga pasagjerët filloi të kafshonte dhe madje godiste udhëtarët e tjerë.

Videoja tregon sesi udhëtarët kërkojnë ndihmën e pjesëtarëve të ekuipazhit, në mënyrë që djali të qetësohej. Ngjarja nisi gjatë kohës që avion JetBlue po fluturonte mbi shtetin amerikan të Utah-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet shokuese tregojnë njeriun, djalin e veshur me bluzë të kuqe teksa bërtet dhe godet pasagjerët. Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur mësohet se ka sulmuar dhe mjekun e bordit, i cili tentoi ta ndihmonte.

Kjo ngjarje i detyroi pilotët të bënin ulje emergjente dhe të ndalonin në Las Vegas, ku u bë dhe arrestimi i agresorit.

ME TE LEXUARAT