Pas vrasjes së bashkëatdhetarit, arrestohet 45-vjeçari

Aktualitet

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari në Piacenza, nën akuzën e trafik droge dhe vjedhje.

Nga të dhënat mësohet se shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është i moshës 45 dhe ka qenë dënuar më herët me 12 vite burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij dhe më pas fshehjen e kufomës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë arrestimit të shqiptarit janë gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale rreth 2.5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë por edhe armë, municione, xhaketa antiplumb, pasaportat, kartat e identitetit, licenca dhe certifikata regjistrimi të rreme, telefona celularë dhe karta e krediti.

Pas një hetimi të gjatë, për 45-vjeçarin shqiptar u vendos masa e arrestit me burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij italian arrest shtëpiak.

ME TE LEXUARAT