Pas martesës vijnë fëmijët? Ja çfarë thotë Bleona për Anxhela Martinin

Showbiz

Anxhela Martini dhe milioneri rumun Dragos Savulescu i dhanë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar në një ceremoni intime dhe të pazakontë.

Çifti ka qenë këto në ditë në Las Vegas dhe krejt papritur kanë marrë vendimin për t’u martuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim në Instagram, Anxhela ka shkruar se u martua me njeriun e saj të ëndrrave dhe se jeta e tyre është si një film.

Pas kësaj shumë fansa  nëpërmjet komenteve i kanë uruar jetë të lumtur.Një nga personazhet publikë që ka qenë pranë çiftit është edhe Bleona Qereti e cila nëpërmjet një postimi në Instagram iu uron që të bëhem me fëmijë së shpejti.

“Kam qenë e zënë duke martuar këta të dy, hapi i radhës…fëmijë!,”-ka shkruar Bleona në një foto ku duket çifti i sapomartuar.

ME TE LEXUARAT