Pas deklaratës se Lu për kryeprokurorin reagon LSI-ja/ Akuza të forta ndërkombëtarëve: Bashkëfajtorë me tepsinë e drogës

Politikë

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan donald Lu për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka reaguar edhe LSI. Për këtë çështje janë shprehur dy figura të larta të kësaj partie, siç janë zv/kryetari i saj, Luan Rama dhe kyetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Luan Rama është shprehur se reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsi-maxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama shkruan në Facebook se po në të njëjtën ditë “e njejta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtë votash, kur jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!”.

Ai lëshon akuza edhe mbi ndërkombëtarët, duke shkruar se po bëjnë dyfytyrësi korruptive duke heshtur për zgjedhjen e këshilli të lartë të drejtësisë në kundërshtim me ligjin. Rama vazhdon duke thënë se kjo i bën ata bashkëfajtorë me tepsinë e drogës.

Po ashtu për këtë rat është shprehur edhe Petrit Vasili i cili është shprehur se “Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.

Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht. Ky nuk na duhet!’’

ME TE LEXUARAT