Partizani "shtypet" nga Luftëtari/ Starova jep dorëheqjen

Sport

Luftëtari ka mundur sot 5-0 Partizanin, në një ndeshje të çmendur, të dominuar totalisht nga një Luftëtar shumë i bukur.

Ishte një paraqitje mbresëlënse, siç tregon edhe vetë rezultati, me Luftëtarin që tregoi se meriton të jetë shumë më lart nga sa është, por sa fati i keq, sa shanset e humbura, sa edhe arbitrat, nuk e kanë lejuar të shkojë ku duhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot fati ktheu gjithçka, sepse sulmuesit e Luftëtarit ishin perfektë. E hapi Bregu, vazhduan Abazaj e Rroca dhe e mbylli Lamçja me dy gola. Ky i fundit konsiderohej lojtari më i pafat në Gjiorokastër, sepse ka bërë sulmuesin nga halli dhe nuk ka shënuar dot këtë sezon, por sot zbrazi dufin.

Partizan mediokër, revolucioni në janar duhet të jetë më i thellë nga sa mendohet, duke parë paraqitjen e sotme.

Trajneri Starova ka dhënë dorëheqjen me të mbaruar takimi. Kjo ndodh rrallë!

ME TE LEXUARAT