Para 20 vitesh, ajo ishte një nga këngëtaret që nuk i mungonte asnjë skene festivali. Ndërkohë në ditët e sotmë, ajo është larguar nga arti dhe muzika dhe ushtron një profesion krejt ndryshe nga ai që e bëri të njohur.
Është fjala për këngëtaren e njohur Burbuqe Rada, e cila sot është një punonjëse e thjeshtë në Postën Shqiptare në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur blogeri i njohur Olti Curri i cili është befasuar kur ka kryer disa shërbime pranë Postës Shqiptare.
“Sot në zyrat e Postës Shqiptare takova këtë këngëtare që mesova se punonte aty”, shkruan Curri.