Operacion antidrogë në Greqi, kapet “mat” me heroinë e kanabis 35-vjeçari shqiptar

Kliko per me shume info

Një operacion antidrogë i zhvilluar në Greqi ka përfunduar me arrestimin e një shqiptari 35-vjeçar.

Burime nga mediat greke bëjnë me dije se operacioni ka ndodhur në Rodos, ku është sekuestruar 50.4 gramë heroinë e pastër, si dhe 1 kg e gjysëm kanabis.

Kliko per me shume info

Sasia e lëndës narkotike u gjet nga efektivët e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit.

Ky shtetas, emri i të cilit nuk bëhet me dije, nuk është krejtësisht i panjohur për policinë greke, pasi ka qenë i dënuar me 4 vite burg.

Mediat greke shkruajnë se Policia vazhdon hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë./LAJMIFUNDIT.AL/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here