OKB thirrje Kosovës: Mos i lejoni qytetarët që t’i bashkohen ISIS

Kliko per me shume info

Kombet e Bashkuara po kërkojnë nga autoritetet në Kosovë që të kenë një strategji të qartë për të penguar luftëtarët nga bashkimi me ekstremistët islamikë në Siri dhe Irak, dhe për të ofruar më shumë mundësi për punësim dhe edukim.

Në një raport të pavarur të OKB-së, që e ka në dispozicion Associated Press janë ekzaminuar luftëtarët e huaj dhe arsyet që kosovarët u bashkuan me grupet ekstremiste.

Kliko per me shume info

Në raport kërkohet nga mekanizmat në Kosovë dhe ato ndërkombëtare që të zhvillojnë politika më të mira për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Sipas Policisë së Kosovës, 335 qytetarë kanë udhëtuar ose janë kapur gjatë rrugës për në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak që nga viti 2012, duke e bërë Kosovën kështu si një nga eksportuesit më të mëdhenj të luftëtarëve të huaj në Evropë për kokë banori. Në mesin e tyre janë: 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmijë.

Poashtu në këtë dokument theksohet se ata kanë udhëtuar përmes Turqisë në Siri, ku ata u bashkuan me ISIS-in, Jabhat al-Nusra, Ahrar al-Sham apo Ushtrisë së Lirë Siriane.

“Shqiptarët etnikë që luftojnë për grupet ekstremiste, duke përfshirë Lavdrim Muhaxheri, Ridvan HAQIFI dhe të tjerët, prezantuan prova fotografike që portretizuan një ndjenjë të krenarisë, lirisë, fuqizimin dhe, në fund të fundit, lumturisë”, thotë raporti/Klan Kosova.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here