Nusja vdes ditën e dasmës

Soft

Një dasmë u kthye në tragjedi, pasi nusja gjeti vdekjen pak orë pas ceremonisë, për shkak të një infeksioni të lidhur me meningjitin.

26-vjeçarja Jameika McCarthy Harford vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën, në Auckland të Zelandës së Re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fotografitë e shkrepura gjatë ceremonisë tregojnë një nuse të lumtur, e cila ecte drejt altarit në një ditë me diell, duke mos e ditur se në pak orë ajo nuk do të jetonte më.

Vdekja e papritur e të resë, padyshim ishte një tronditje e madhe për bashkëshortin e saj dhe familjarët.

Në një reagim, familja e 26-vjeçares tha: “Jameika ishte kaq e lumtur që po martohej dhe dasma e saj ishte kaq e bukur, një event i lumtur, i mbushur me dashuri”. Ata e përshkruajtën të renë si njeri të dashur dhe që vinte të tjerët para vetes.

Autoritetet në Auckland konfirmuan se po hetojnë për vdekjen e të resë, që dyshohet se është shkaktuar nga meningjiti./klan/

ME TE LEXUARAT