‘Nga ç’pyll ke dalë? Nga pylli satëme!’, akuzat e forta mes Ramës e Nokës në Kuvend

Politikë

Deputeti i PD Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi për ditën e sotme. Kryeparlamentari Ruçi i tërhoqi vëmendjen pesë herë rresht, por Noka vijoi të replikojë i ngritur në këmbë në foltoren ku fliste kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë bodigardët e Kuvendit e pengonin t’i afrohet më shumë Ramës, të cilit i drejtohej me dorë të largohej nga foltorja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë moment Rama e ka humbur qetësinë duke iu drejtuar Nokës dhe të pranishmëve me fjalët “Po c’eshte ky mo, nga ç’pyll ka dale, nga cili pyll e keni sjelle? O Sali, nga ka dalë ky…Tërhiqeni në strofull këtë.”

Ndërkohë që Noka i është përgjigjur me frazën “Nga pylli i sat ëme”. Kaq kj mjaftuar që Ruçi ta përjashtojë Nokës për përdorim fjalori të papërshtatshëm në Kuvend.

ME TE LEXUARAT