Nëna e plagosur rrëfen tmerrin: Mjekët i harruan bisturinë vajzës në bark…

Aktualitet

Mimoza Tela është 60 vjeçarja nga Tirana e cila ka nje drame te madhe ne jeten e saj qe nis me divorcin nga bashkëshorti disa vite më parë. E braktisur nga ai dhe me dy vajzat, Mimozën duket se vitet e fundit forcat po e lënë dhe nuk po e përballon më stresin dhe depresionin që po kalon.

Sikur mos t’i mjaftonte braktisja nga bashkëshorti, Mimoza është përballur edhe me vështirësitë për të rritur vajzat e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atëherë kur nuk e priste, njëra prej vajzave ngel shtatzënë. Vjen momenti kur ajo do sjellë në jetë fëmijën e jashtëligjshëm.

Por, gjithçka bëhet dhe më dramatike, kur familjarët marrin lajmin se vajza e tyre ka kaluar në vdekje klinike. Kjo pasi mjekët i kishin harruar bisturinë gjatë lindjes.

Mimoza thotë se gjatë këtij momenti, mjekët “ia kanë sheshuar” barkun të tërin, duke i prerë zorrët dhe duke i dëmtuar gjymtyrët e tjera. Madje, edhe sot vajza nuk lëviz dhe nuk është e vetëdijshme për asgjë.

Që nga ajo kohë, vajza tjetër e Mimozës pësoi një traumë nga lajmi se motra e saj ka kaluar në vdekje klinike.

Duke qenë se nuk kishte mundësi t’i mbante të dyja, Mimoza e dërgoi vajzën tjetër ta rriste motra e saj, ndërsa vetë mbajti vajzën e sëmurë së bashku me djalin.

Pas shumë përpjekjeve, sorrollatjeve lartë e poshtë, bashkia i dha thjesht një dhomë, por siç shprehet Mimoza në të nuk mund të futesh brenda dhe jo më të jetosh.

Kjo pasi banesa nuk ka gjë tjetër veçse katër anët e murit.

Me vajzën e sëmurë dhe me djalin e saj, ajo po qëndron tek vëllai i saj, i cili e ka të pamundur t’i mbajë, e megjithatë nuk ka zgjidhje tjetër, pasi nuk mund të hedhë poshtë motrën e tij.

Sikur mos të mjaftojë kjo dramë, ai duhet ta ruajë atë dhe nga fakti se ajo sa hap e mbyll sytë do të ikë nga kjo botë.

Kjo pasi Mimoza vazhdimisht kërcënon se do vrasë vetveten, madje ajo ka dhe dy kokrra fostoksinë, me të cilat thotë se do t’i japë fund jetës, pasi nuk mundet më.

Sot ajo kërkon nga shteti që ta ndihmojë ta strehojë, duke patur kushtet bazë. Të mund të sigurojë disa të ardhura për të mbajtur vajzën e sëmurë dhe djalin e saj, pasi me 18 mijë lekë që merr nga ndihma sociale, nuk mund të bëjë dot asgjë./joq/

ME TE LEXUARAT