Pse Berisha e vuri Bashën në krye të PD? Pyetjes 1 milionë dollarëshe i përgjigjet Nard Ndoka

Kliko per me shume info

Nard Ndoka shprehet se Lulzim Basha është një politikan karriere që ka futur një frymë perëndimore, jo vetëm në PD, por në të gjithë politikën shqiptare.

Ndoka duke folur për Syri tha ndër të tjera se Basha ka treguar karizmën e tij politike në përballjet që ka pasur në garat e brendshme në PD, “qoftë atë përballë zotit Sokol Olldashi ashtu edhe në garën e fundit përballë Eduart Selamit”.

Kliko per me shume info

“Gjithashtu Basha u përball edhe me grupimin e të pakënaqurve në Partinë Demokratike dhe mendoj se këto janë përballje që nxorën në pah jo vetëm karizmën dhe profilin e Lulzim Bashës, por edhe përgatitjen e tij si një politikan perëndimor.

Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse zoti Berisha duket se vendosi që timonin e Partisë Demokratike t’ia besonte Bashës, pasi ish-kryeministri ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite”, tha Ndoka gjatë intervistës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here