Ishte i vetmi që tha të vërtetën për emigrantët në vitet 1997, ndërron jetë gazetari i njohur

Kosovë&Rajon

Ka ndërruar jetë një nga gazetarët më të njohur investigativ italian Alessandro Leogrande.

Ai është shuar në moshën 40 vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Alessandro Leogrande është i njohur për publikun shqiptar si i pari gazetar që shkruajti për mbytjen e anijes Kateri i Radës në 28 mars 1997-të. Në tragjedinë e rëndë të 28 marsit 1997-të në kanalin e Otrantos, humbën jetën 84 emigrantë shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por përveç pjesës tragjike dhe sentimentale për familjet kjo tragjedi ka dhe anën e saj tjetër që ende nuk është zbuluar, atë të gjetjes së vërtetës sa i përket shkaqeve të mbytjes.

Për këtë të vertëtë punoi gazetari i njohur investigativ italian Alessandro Leogrande. Ai ishte një ndër të paktët gazetarë që guxuan të hetojnë për këtë ngjarje duke realizuar dhe një libër me këtë temë, shkruan newsbomb.al

Në fund të investigimit të tij ai doli në përfundimin se anija ushtarake italiane kishte qenë përgjegjëse për mbytjen e anijes shqiptare. Ai nuk nguroi edhe ta akuzonte vendin e tij për këtë tragjedi shumë të rëndë.

Po jo vetëm kaq, Alessandro Leogrande njihet si autori i reportazheve narrativ mbi mafien e re, migrimet bashkëkohore, lëvizjet protestuese dhe shfrytëzimin e punëtorëve të huaj në fushat italiane.

ME TE LEXUARAT