Parashikimi i motit për këtë të mërkurë, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite

Soft

Paraditja në Shqipëri paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore e Qendrore ndërsa vranësira të dendura dhe shira të dobët do të ketë në Veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në territorin shqiptar duke shtuar shirat fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT