Acari pushton vendin, meteorologët: Ja çfarë ndodh me temperaturat

Aktualitet

Temperatura të uleta në të gjithë vendin edhe gjatë ditës së sotme. Meteoalb parashikon që “Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë”.

E MERKURE:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar, por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C.

ME TE LEXUARAT