Mos e hapni kurrë derën e shoferit me dorën e majtë, ja cfarë rrezikoni

Soft

Drejtuesit e mjeteve në të gjithë botën janë duke marrë disa leksione të rëndësishme dhe nuk është çudi që ky rregull në kursin e patentës të jetë si një mësim kyç. Kurrë mos e hapni derën e makinës me dorën e majtë kur gjendeni në krahu e shoferit, kjo vlen edhe për vetë shoferin. A është ky një paralajmërim apo një mësim?!

Ky rregull ka nisur të zbatohet rreptësisht në Hollandë si vendi që përdor më shumë biçikletat. Si rezultat, ky vend i vogël europian ka disa korsi, ligje dhe rregullore ndër më të përparuarat në botë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Instinkti është që të hapim derën me dorën e majtë sepse jemi në atë krah dhe e kemi më të lehtë. Por, shoferëve holandezë deri tani u është ndaluar rreptësisht ta bëjnë këtë gjë sepse çdo vit janë shënuar rreth 150.000 plagosje duke hapur derën e makinës nga ana e shoferit me dorën e majtë.

Aksidentet përfshijnë edhe dëmtimet e makinave përbri, por rreziku vdekjeprurës i këtij veprimi është shkaktuar tek çiklistët.

Kjo lloj përplasjeje është më e zakonshme nga ç’mund ta mendojmë. Shumë çiklistë përplasen si shkak i hapjes së pakujdesshme që u bëhet dyerve të makinës.

Zakonisht ajo që ndodh është që çiklisti lëviz shpejt në korsinë e biçikletave dhe papritmas para tij hapet një derë çka sjell edhe përplasjen fatale. Të paktën 24 çiklistë kanë vdekur në këtë mënyrë edhe pse numri mund të jetë më i madh, por ka raste që nuk janë raportuar.

Nëse ju përdorni dorën tuaj të majtë për të hapur derën kur ju jeni në anën e majtë të makinës, ju e hapni atë pa i kushtuar vëmendje trafikut apo asaj çfarë mund të kesh pas.

Nga ana tjetër, në qoftë se ju përdorni dorën e djathtë për të hapur derën, jeni i detyruar që ta ktheni trupin e sipërm në një kënd më të mëdha dhe për rrjedhojë të keni shikim më të mirë në pjesën anësore por edhe tek pasqyra e mjetit tuaj cka do t`ju ndihmojë të kuptoni nëse dikush po vjen.

Sigurisht, çiklistët nuk janë i vetmi rrezik potencial. Hapja e derës me të djathtën gjithashtu mund të mbrojë shoferët e tjerë dhe këmbësorët nga përplasja. Ky ndryshim i thjeshtë në shprehitë tuaja mund të bëjë një ndryshim të madh në përmirësimin e sigurisë në rrugë.

ME TE LEXUARAT