Moderatori shqiptar tregon të kaluarën e vështirë

Showbiz

Bledi Strakosha së fundmi foli hapur për fenomenin e bullizmitdhe të kaluarën e tij të vështirë.

I ftuar në emisionin “#thuajemepepsi” ai ndau me dëgjuesit eksperiencat personaletë së shkuarës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Strakosha u shpreh se gjatë kohës së gjimnazit bullizmi nuk ka qenë ekstrem, por ka ekzistuar gjithmonë në format e ngacmimit apo ofendimeve mes bashkëmoshatarëve.

Sipas tij, këto kanë ndodhur për shkaqe xhelozie apo instinktet e moshës që jo gjithmonë janë të justifikueshme.

Strakosha është shprehur se asokohe e ka gjetur veten viktimë të bullizmit, por edhe në rastin e kundërt si shkaktar i tij, eksperienca të tilla duket se janë të pashmangshme. Teksa kthehej pas në kohë për të kujtuar periudhën e rinisë kur ka qenë në kulmin e karrierës, ai ka treguar se në moshën 25-vjeçare ka luftuar disi me depresionin.

“Kur je 25 vjeç përballesh me ndryshime në jetën dhe natyrën tënde personale. Ndryshon marrëdhënia me njerëzit, sepse të gjithë të shohin si më të rritur dhe rrjedhimisht ata pretendojnë më shumë për ty, këto shkaqe më bënë më të prekshëm ndaj depresionit”, u shpreh Bledi.

Nëse do ta ndalonte jetën e tij në një moshë të caktuar përjetësisht, ai do të zgjidhte atë 24-vjeçare.

ME TE LEXUARAT