Meta rrëfen pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH

Politikë

Ka kaluar më shumë se një muaj që kryeministri Rama ka lenë në tryezën e Presidentit Ilir Meta, propozimin për të dekretuar, kryetarin e ri Shërbimit Informativ Shtetëror.

Emri i ofruar nga Rama është ai i Helidon Bendos, nënkryetar aktual i shërbimit sekret shqiptar, si pasues i Visho Ajazit, i cili dha dorëheqjen në fillim të muajit Nëntor, për tu propozuar nga kryeministri kohët e fundit, si ambasador pranë NATO.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Faktikisht kushtetuta nuk i përcakton afat presidentit, për të dekretuar apo jo, propozimin e kryeministrit për këtë post delikat dhe të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Pikërisht për këtë vonesë presidenti është pyetur sot gjatë konferencës së përbashkët me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, deklaroi Meta për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT