Meta godet Qeverinë: Vota e Shqiperisë në OKB kundër SHBA, e pakonsultuar

Politikë

Zyra e Presidentit të Republikës ka reaguar pas votës së djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas një njoftimi për shtyp, Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, tha: “Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.”

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar të enjten një rezolutë që i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tërhiqet nga vendimi i saj për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Rezoluta jodetyruese u miratua nga 128 shtete, 9 votuan kundër dhe 35 vende abstenuan. Mes vendeve që votuan kundër SHBA-së dhe pro rezolutës së OKB është edhe Shqipëria.

ME TE LEXUARAT