Zbardhen mesazhet fyese të Ermonela Felajt, si e shan Fevziun kur flet me burrin

Showbiz

Një dialog me mesazhe në celular mes bashkëshortëve Valikaj – Felaj, apo më mirë të themi mes deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj dhe te shoqit Bledar Valikaj, ndërkohe që ajo ndodhej e ftuar në emisionin ‘Opinion’ të së Martës, është publikuar nëpër portale. Ka qenë ‘Gazeta Shqiptare’ në versionin online që e ka publikuar “skrin uallin” e celularit të deputetes ku nga përmbajtja e bisedës mes bashkëshortëve duket që zoti Valikaj merr rolin e këshilltarit, se si duhet të reagojë në debat deputetja e Beratit.

Dukshëm i shqetësuar nga rrjedha e debatit si për palën përballë apo edhe për vete qëndrimin e analistit Mustafa Nano që presupozohej të ishte me pranë qëndrimit të Felajt i shoqi e këshillon të ndërhyjë në debat pasi sipas tij është vetë drejtuesi i emisionit, për të cilin nuk kursehen të dy edhe me epitete fyese, që ka qenë që në fillim kundër procesit të përzgjedhjes se prokurorit të përkohshëm dhe Artës në veçanti, siç shprehet ai në mesazh, tepër konfident per kryeprokuroren e sapozgjedhur Arta Marku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhet bruto në Whatsapp mes Ermonela Felajt dhe bashkëshortit:

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ky

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se fevziu ka qen negativ prandaj nderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë për ketë proces dhe Artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jetë se edhe Muci me duket pak si kot.

Ermonela Felaj: po po

Bashkëshorti i zonjës Felaj, Bledar Valikaj punon si oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Atij i’u hoq e drejta për t’u emëruar si prokuror nga ish-Presidenti Nishani dy vjet më parë, duke e lënë sërish në radhët e Policisë së Shtetit. Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme që u zgjodh nga parlamenti vetëm dy ditë më pare, ishte propozim pikërisht i deputetes Ermonela Felaj.

ME TE LEXUARAT