Mbërrin në Rinas trupi i pajetë i Florencit, ja nga kush u prit (foto)

Aktualitet

Ka mbërritur pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i 23-vjeçarit shkodran Florenc Beqiri.

Beqiraj u masakrua pak ditë më parë në një burg në Marsejë të Francës ku më pas ra në koma. Por në spitalin ku po dergjej iu hoqën aparaturat që mbanin në jetë dhe djali u nda nga jeta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët e të riut mes lotësh e kanë pritur në aeroportin e Rinasit që të marrin trupin e pajetë të djalit të tyre dhe nuk kanë dashur të thonë asnjë fjalë pasi dhimbja e tyre është e madhe.

Sakaq daja i Florencit është shprehur se trupi i të riut do të niset menjëherë drejt Shkodrës, në shtëpinë e tij pasi prej ditësh po e presin familjarët që të bëhet edhe ceremonia e varrimit.

Trupi i tij i pajetë u nis që dje nga Franca , ku udhëtoi drejt Gjermanisë dhe më pas me avion u nis drejt Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT