Makina del nga rruga dhe shkatërrohet, plagoset vajza e re

Aktualitet

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, në afërsi të Petroliferrës e për pasojë është plagosur një vajzë e re. Kjo e fundit është jashtë rrezikut për jetën. Nërsa makina siç duket nga fotot është shkatërruar pas përplasjes me pemët.

Policia bën me dije se Salla Operative Vlorë është njoftuar pasditen e stome nga një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, në afërsi të Petroliferrës, ka ndodhur aksident rrugor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetasi F.A., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S.Q..

E dëmtuara është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT