“LSI, partia e Kelmend Balilit”, Erjon Braçe nxjerr kontratat që implikojnë Edmond Panaritin

Politikë

Deputeti Erjon Braçe publikoi në parlament 2 kontrata të lidhura mes Ministrisë së Bujqësisë dhe familjes Balili, e cila përfitoi tokë bujqësore pasi në Greqi Kelmend Balili ishte shpallur si Eskobari i Ballkanit.

“Në datë 20 maj 2016, mbajeni mirë këtë datë, 20 maj 2016, mbi 20 hektarë tokë bujqësore iu dha Bashkim Balilit, i afërm i Kelmend Balilit. Ky nuk është aktor dhe unë nuk bëj teatër. Kontrata u lidh kur partnrët tanë shpallën në kërkim Kelmend Balilin, kjo është tradhti e rëndë. Shikoni këtë kontratë tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në datë 6.7.2016, kontratë me Albuniversal.shpk e themeluar nga Albin Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit. Dhënë nga partia e tyre, për këta njerëz. 90 hektarë tokë bujqësore për t’i mbjellë me arra dhe shegë” tha Braçe.

Seanca parlamentare nisi me interpelancën që deputeti Erjon Braçe ka pasur me Niko Peleshin, Ministrin e Bujqësisë. Por ndërsa dy socialistët shkëmbenin diskutime në sallë, gjysma e parlamentit ishte bosh.

Opozita mungoi sipas një ideje të paramenduar për të mos u bërë dekor i interpelancave që i konsideron teatër brenda mazhorancës.

Në sallë, kryeministri Rama u pa duke biseduar kokë më kokëme kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën dhe më pas me Ermonela Felajn.

ME TE LEXUARAT