Lorik Canaj flet pa doreza për Monikën

Kliko per me shume info

Loriku ishte i bindur se, si një djalë i Shqipërisë, imazhi i të cilit frymëzon e ngre hov mijëra zemra bashkëkombësish, do të martohej me një shqiptare, një vajzë, e cila do të përfaqësonte e do të çonte përpara vlerat që për Lorikun janë të shenjta.

Mirëpo, një mbrëmje të bukur, në Romën e lashtë, hovin e këtyre pretendimeve do t’ia ndalte një 23-vjeçare, e cila po shijonte qetësisht darkën me miqtë e saj në një restorant, ku po darkonte edhe Loriku.

Kliko per me shume info

“Kisha dy muaj në Itali. Për herë të parë, u pamë në një restorant ku secili po darkonte me miqtë e vet. Nuk folëm, – tregon Loriku, – por unë zgjodha një mënyrë jo shumë të përshtatshme për t’u lidhur me të. Kur ika, i lashë menaxherit të restorantit numrin tim dhe i thashë t’ia jepte asaj vajzës bionde. ‘Je i sigurt që do ta pranojë?’ – më pyeti ai. Unë isha i bindur që po, sepse, gjatë gjithë mbrëmjes, ishim parë në sy.

Pastaj, unë u largova për dhjetë ditë në grumbullim me kombëtaren dhe prisja me padurim që të më kontaktonte. Doja të dija nëse do të më merrte në telefon apo do të më dërgonte ndonjë mesazh. Pas dy ditësh, Monica më ka dërguar një mesazh shumë ironik, ku shkruante se kjo metodë për t’iu afruar një vajze ishte e dalë mode. Gjithsesi, unë e mora sinjalin. Ajo më shkroi dhe më dha mundësinë që të lidhesha me të.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here