Lajmi i rremë, mediat "bëjnë të vdekur" gruan e ish-diktatorit Nexhmije Hoxha

Aktualitet

Një tjetër precedent negativ për median shqiptare është shënuar pasditen e sotme.

Një numër mediash, përfshi portale dhe gazeta nxituan të japin lajmin e rremë të (ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxhës).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Theksojmë se ky ishte dhe është një lajm i rremë. Asgjë që mund të thuhet nuk ka më shumë vlerë sesa ky fakt.

Një numër portalesh, por edhe gazetash të njohura dhe disa vjecare në treh dhanë lajmin në orët e pasdites duke shkatuar një kaos të vërtetë.

Burimet zyrtare të pyetura pas publikimit e mohuan lajmin dhe thanë se asnjë media nuk i kishte pyetur në lidhje me atë cka ishte transmetuar.

Natyrisht që lajmi rezultoi i rremë dhe brenda pak minutash mediat që e përhapen e zhdukën nga përmbajtja e tyre por askush nuk kërkoi falje për lajmin e rremë që u transmetua.

Qytetarët e dinë mirë se cilat ishin mediat që e dhanë lajmin e rremë, nuk është as etike dhe as e nevojshme të listohen emrat e tyre.

Ajo cka duhet të ndodhë është që mediat të lënë menjanë sloganet e mëdha e mashtruese, të bëhen më të pëergjergjshme dhe të mose gënjejnë publikun sepse përndryshe do ta humbasin bezueshmërinë për të mos e fituar më asnjëherë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT