Kuvendi shkarkon Adriatik Llallën: Kandidatët për kryeprokuror të sjellin CV-të

Kliko per me shume info

Kuvendi i Shqipërisë shpall zyrtarisht vakancën për vendin e kryeprokurorit.

Kuvendi ka ftuar prokurorët të dorëzojnë CV pranë komisionit të ligjeve për të bërë përzgjedhjen e prokurorit të përkohshëm.

Kliko per me shume info

“CV të dorëzohen brenda 5 ditëve nga vendimi, të kandidojnë prokurorët që plotësojnë kriteret, Afati i fundit, 12 Dhjetor në ora 18:00”, thuhet në deklaratë.

Ky akt përbën edhe shkarkimin e prokurorit të deritanishëm Adriatik Llalla të cilit i ka përfunduar mandati ditën e sotme.

Kriteret i përcakton ligji janë: të kalojnë me sukses vettingun, kusht që deri më tani nuk e plotëson asnjë prokuror i republikës sepse rivlerësimi akoma nuk ka përfunduar për asnjë prej tyre.

Kushte të tjera janë: të mos preket nga ligji i dekriminalizimit, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;

ç) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret;

d) të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

dh) të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Por edhe Kushtetuta ka disa kritere. Sipas saj, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Pas aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seanca dëgjimore me të gjithë kandidatëve, dhe brenda dy ditësh pasi të ketë përfunduar dëgjesat, do të përgatitë raport për secilin kandidat drejtuar Seancës Plenare. Do të jetë kjo seancë që do të vendosë përmes votimit të zgjedhë kryeprokurorin e ri të përkohshëm, i cili do të ushtrojë detyrën deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

NJOFTIMI I KUVENDIT:
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Adresa: Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.
Bashkëlidhur vendimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Nr. 9, datë 7.12.2017, KLIKO

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here