Vrasja e trefishtë, Gjykata Kushtetuese rikthen për gjykim “Masakrën e Çoles”

Aktualitet

Masakra e Çoles në Vlorë në Prill të vitit 2015 ku u vranë tre persona do jetë persëri objekt i Gjykatës së Lartë, e cila në Shkurt nuk pranoi rekursin e bërë nga të akuzuarit për këtë ngjarje. Gjykata Kushteteuse ka vendosur në 14 Dhjetor të pranojë kërkesën e Aleksandër Llanajt, Bertil Aliajt dhe Ani Begajt për një rigjykim të drejtë në Gjykatën e Lartë.

Sipas Gjykatës Kushteteuse, tre të akuzuarve për këtë ngjarje u është mohuar një proces i rregullt ligjor. Pretendimet e tyre të paktën duhet të dëgjohen nga Gjykata e Lartë dhe nuk duhet të privohet nga e drejta për të pasur një proces gjyqësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pritet që në Gjykatën e Lartë të hapet një gjyq i ri ku do të dëgjohen argumentet e mbrojtjes. Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velajt dhe Albi Limajt në një lokal në lagjen ‘Çole’ në Vlorë.

[caption id="attachment_430709" align="alignleft" width="282"] Albi Limaj, i pari majtas[/caption]

Gjykata e shkallës së parë dhe Apelit vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Llanajt, ndërsa Aliaj dhe Begaj u dënuan me 35 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për këtë dosje hetimore u pezulluan me urdhër të Adriatik Lallës dy prokuroret Alma Muça dhe Artur Selmani pasi kishin kërkuar ndryshimin e akuzës për autorët. Por pas disa kohësh ata u rikthyen përsëri në detyrë./klan

ME TE LEXUARAT