Kur u njohëm s’kërkoja asgjë, sepse kisha humbur gjithçka

Kur më dole përpara me ato sjelljet e tua të thjeshta, me ato sytë e tu të mëdhenj, me ato këmbë tepër të dobëta, unë nuk kërkoja dashurinë, sepse tashmë kisha humbur shumë.

Kur më pyete se si quhesha, kur më bërë të qesh, kur më bërë me nerva vetëm pas 5 minutash bisedë së bashku, unë nuk kërkoja përkëdhelje, seks apo vëmendje.

Kliko per me shume info

Ti tashmë më kishe zgjedhur, teksa unë kisha zgjedhur vetminë!

Unë nuk doja puthje, nuk doja darka jashtë, nuk doja dhurata për Krishtlindje, nuk doja përvjetorë, nuk doja premtime, nuk doja histori, nuk doja gënjeshtra, nuk doja lojëra, nuk doja të më fshije Nutella-n nga cepat e buzëve, nuk doja të bëje shaka me mua për zërin tim në telefon.

Nuk doja të afeksionohesha, e të refuzoja sikur të ishe vetë Djalli, ose Vdekja, ose frika ime më e madhe.

Nuk doja të kaloja kohë me ty, nuk doja të të shihja dukë ngrënë, nuk doja të të shihja duke vrapuar, nuk doja të të shihja duke fjetur, të zemëruar, konfuz, ose më keq akoma të lumtur, ose të eksituar, ose kaq të ëmbël.

Nuk isha gati. Jo, sërish!

Por ti insistoje.

Unë ja mbathja dhe ti më ndiqje.

Nuk e mbaj mend më ditën që nuk ja dola më të të largoj prej vetes.

Në fillim ishte e thjeshtë.

“Po ky, kush kujton se është?”.

Pastaj, avash avash, u bërë pjesë e mendimeve dhe ndjenjave të mia dhe të të thoja “JO” ishte më e dhimbshme se sa të të lejoja të qëndroje.

Unë.

Unë që nuk kisha kërkuar asgjë.

Ti që me jepje kaq shumë.

Kishe të drejtë, kishe të drejtë që insistove.

Bashkë ishim çifti perfekt. Me të vërtetë. Një dashuri nga ato që të lë pa frymë. Një nga ato dashuritë që takohet njëherë në jetë, nëse je më fat!

Nuk doja të afeksionohesha dhe rashë në dashuri!

Po ti?

Ti që më doje kaq shumë, po ama kaq shumë, sa që një ditë pasi kishe duruar kaq shumë refuzime, e pastaj pak nga të gjitha, më the që se ndoshta është më mirë të rrinim pak vetëm. Sepse ndiheshe çuditshëm, ndryshe dhe i largët.

Unë ende sot nuk e di çfarë të them.

Ende sot kam një pyetje, vetëm një.

Përse?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.