Kryetarja e LSI në SHBA, flet për kryeprokurorin e ri: Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryezë, por në parlament

Politikë

Monika Kryemadhi ka folur lidhur me propozimin publik për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryetarja e LSI-së thotë se çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.

Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë” deklaroi ajo në “Zërin e Amerikës”.

ME TE LEXUARAT