Debati për kryeprokurorin e ri, reagon ambasadori i SHBA-së, Donald Lu: Zbatoni ligjin!

Kliko per me shume info

Ndërkohë që mazhoranca dhe opozita janë në një debat të madh për cështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të vendit, ka ardhur reagimi i prerë nga ambasadori i amerikan në vendin tonë, Donald Lu.

Me një reagim zyrtar Lu thekson se ‘Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS I kanë dhënë Parlamentit’.

Kliko per me shume info

“Nxisim parlamentin të zbatojë ligjin”- shtoi Donald Lu.

Deklaratë e  Donald Lu

Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin.

Çfarë rekomandon OPDAT

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij.

Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here