Kryemadhi kundër Berishës: Nuk i djegim mandatet, Parlamenti ka rënë

Politikë

Monika Kryemadhi është shprehur kundër propozimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për djegien e mandateve.

Gjatë fjalës jashtë Kuvendit menjëherë pas seancës, Kryemadhi është shprehur se opozita më shumë sesa djegien e mandateve të saj, të cilat i ka marrë me votat e popullit, duhet të djegë mandatet e atyre që janë zgjedhur me paratë e drogës dhe që rrinë në pushtet si rrjedhojë e kesaj aleance me krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne do ti drejtohemi popullit tashmë dhe cfarë të na thonë qytetarët do të bëjmë.

Parlamenti ka rënë, mos u habisni që sot në ora 18.00 të njoftojnë ngamazhoranca se në Tiranë nuk lejohet qarkullimi me duar n xhepa- tha Kryemadhi./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT