Kosovë, në pesë ditët e ardhshme mot i ftohtë dhe reshje dëbore

Kosovë&Rajon

IHMK bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë me reshje të dobëta bore, si dhe me intervale me diell.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik .Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme”, thuhet në komunikatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.

ME TE LEXUARAT