Kompania italiane “Antonio Carraro” kërkon punëtorë, rroga 1600 euro

Kosovë&Rajon

Pavarësisht se shumica e vendeve evropiane ankohen për shkak të papunësisë, një kompani në shtetin italian duket se po përballet me të kundërtën e kësaj.

Ndërmarrja publike ka njoftuar prej kohësh se kërkon 70 punonjësit, për pozicionet si inxhinierë mekanikë projektues, punëtorë për punë mekanike në zdrukthëtari, në kontrollin e cilësisë së produktit etj. Por “Antonio Carraro”, një kompani e specializuar për ndërtimin e traktorëve për bujqësi në zonën e Padovas, po bën 6 muaj që nuk arrin të plotësojë vendet vakante.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“La Repubblica” raporton se kompania në fjalë është një nga tre kompanitë më të mëdha të Venetos me pagat mesatare më të lartat. Në njoftimin e saj, Liliana Carraro, përgjegjëse e marrëdhënieve me jashtë, shprehet se: Minimumi i rrogës që ofrojmë është 1590 euro.

Kemi bërë investime teknologjike të nivelit të lartë që kanë kushtuar 10 milionë euro. Po ndjekim një model fabrike digjitale ku gjithçka është e lidhur dhe nuk nevojiten më punëtorë për zinxhirin e montimit sikurse ka qenë dikur por nevojiten punonjës që janë në gjendje të përdorin dhe të menaxhojnë këtë proces.

Tekniku nuk ka nevojë më të bëjë pis duart sepse nuk është në shërbim të makinerisë por është makineria në shërbim të tij”, shkruan monitor.

Ata shpjegojnë se arsyeja e mosaplikimit për punë në këtë kompani, është se të rinjtë italianë kanë një ide të gabuar se çfarë do të thotë të punosh në një kompani metal-mekanike.

ME TE LEXUARAT