"Kënga Magjike"/ Xhensila nga salla e spektatorit dedikim prekës Besit: Jam e çmendur për ty

Showbiz

Mbrëmë shënoi edhe nata e tretë dhe finale e festivalit “Kënga Magjike 2017”, edicioni i 19-të.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë edicion pati një risi që u komentua dhe ra menjëherë në sy, Ardit Gjebreas iu shtuan edhe dy prezantuesit, Erion Isai dhe Bes Kallaku, dy aktorët e njohur të humorit, tashmë të larguar nga “Portokalli”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata krijuan një atmosferë ndryshe me humorin dhe batutat e tyre në sallë gjatë tre netëve. Ndërkohë, në karrigen e spektatorit e pranishme sic duket ka qenë edhe Xhensila Myrtezai, e cila ka xhiruar dhe fotografuar cdo moment pikant ku shfaqet Besi dhe miqtë e saj.

Një ndër to, ishte edhe një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj, Besi dhe shkruan: “Jam e çmendur për ty Bes Kallaku”.

Po ashtu, në rrjtetin social Instastory, Xhensila poston edhe foto të tjera në krahët e Besit, mesa duket në prapaskenën e Pallatit të Kongreseve.

besi.jpg

ME TE LEXUARAT