Kejvina e fton për pompa, boksieri i madh shqiptar: Nuk i kam marrë leje gruas

Kampioni i botës në Kick Box, Ismail Keta ka rrëfyer rrugëtimin e tij të vështirë në karrierën sportive. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”,ai tregon se nuk është mbështetur aspak nga familjarët.

“Të them të drejtën, kundërshtari kryesor është njeriu që ti ke përzemër, si familja. Ne nuk e kemi pasur sportin e boksit në kulturë dhe duke qenë të dhembshur, prindërit i kam pasur kundër. Nëna ime, edhe kur fitojmë, nuk i sheh ndeshjet, se thotë: ‘Nënë ka dhe ai!’.

Kliko per me shume info

Babi ka qenë vetëm dy herë në ndeshjet e mia dhe ka ardhur vetëm sepse e kishin ftuar disa njerëz me rëndësi dhe nuk donte të shfaqte këtë anë të dobët. I kam pasur gjithmonë kundra por ky kundërshtim, më ka bërë të jem më kërkues dhe më i vëmendshëm që të arrij qëllimet dhe të mos zhgënjej njeri.”- u shpreh Keta në emision.

Gjithashtu në një prej lojrave që Ermali organizoi në emisionin e tij, velina e ftoi Ismail Ketën për të bërë pompa. Por ai plot humor iu përgjigj: “Nuk i kam marrë leje gruas”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here