Lista, kush janë 13 anëtarët e KED, të parët në vetting, dy prej tyre në “listën e zezë” të SHBA

Kliko per me shume info

Ne Kuvendin e Shqiperise, ditën e sotme, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ndër ta u zgjodhën emra jo pak të njohur edhe për Ambasadën e SHBA. Besnik Imeraj (në rreth të kuq) i zgjedhur si anëtar i KED nga Gjykata Kushtetuese dhe Rovena Gashi (në rreth të kuq) e zgjedhur nga Prokuroria e Përgjithshme (si e vetmja kandidaturë) janë dy gjyqtarët në “listën e zezë” të Ambasadës Amerikane pasi kjo e fundit u revokoi vizat.

Kliko per me shume info

“Këta janë të parët që i nënshtrohen vetingut”, shkruan sakaq Vasilika Hysi e cila rikujton edhe njëherë emrat e 13 anëtarëve të zgjedhur sot nga shorti, nga të cilët 4 janë zëvendësues.

Anëtarët e KED janë:
1. Besnik Imeraj, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
2. Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
3. Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
4. Rovena Gashi, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

5. Enton Dhimtri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
6. Fatos Qato, gjyqtar në gjykatën e apelit
7. Gentian Trenova, prokuror pranë gjykatës së apelit
8. Fatjona Memçaj, prokuror pranë gjykatës së apelit
9 Ahmet Jangulli, gjyqtar i gjykatës administrative

Anëtarë zëvendësues:
1. Vitore Tusha, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
2. Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
3. Nuk ka anëtar zëvendësues për Prokurorinë e Përgjithshme
4. Sotiraq Lubonja, gjyqtar i gjykatës se apelit.

“Të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do t’i nënshtrohen menjëherë procesit të vetingut”, kujdeset të theksojë Hysi.

SHARE

1 COMMENT

  1. Besnik Imeraj (në rreth të kuq)…i biri babace faikut komandanti avioneve dhe vete ish drejtor i hetuesise pergjithshme enveriste ….doni me per beson e partise komuniste …sot “demokrat”…?????!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here