Banka e Shqipërisë: Kjo është kartëmonedha e re që do të hidhet në treg

Kliko per me shume info

Banka e Shqipërisë do të hedhë së shpejti një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe. Kartëmonedha do të ketë portretin e poetit tonë kombëtar Asdreni, simbole të flamurit kuq e zi, si dhe një varg të zgjedhur nga himni ynë.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi:

  • Miratimin e tematikës së kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë.
Kliko per me shume info

Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here